Feronikeli të premten prezanton trajnerin e ri

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

FC Feronikeli ka njoftuar se të premten do të bëjë zyrtarizimin e trajnerit të ri.

Kampionët e Kosovës këtë javë kanë vendosur të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin malazez Dejan Vukicevic.

Përmes një njoftimi për media, skuadra nga Drenasi nuk zbulon emrin e trajnerit të ri, por bën të ditur se të premten do të mësohet gjithçka në një konferencë të organizuar në ambientet e klubit në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

Njoftimi i FC Feronikelit:

FC Feronikeli njofton mediat e interesuara për pjesëmarrje, se të premtën, më datë 01.11.2019, me fillim prej orës 17:00, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të FC Feronikelit.

Klubi njofton që konferenca me trajnerin e ri do të mbahet në ambientet e klubit, pra në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Mediat e interesuara i lusim të vijnë me kohë brenda zyreve të stadiumit.

Të ngjashme