Feronikeli transferon edhe Përparim Islamin

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:19 | Nga

Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli kanë vazhduar me përforcime për edicionin e ri.

Skuadra nga Drenasi fillimisht ka vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin këmbëshpejtë Mendurim Hoti.

Ndërkohë Nikli ka fituar garën edhe për Mevlan Zekën e Lirisë duke e kthyer në Drenas.

Ndërkohë përforcimi i tretë për edicionin e ri është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Kosovë, Përparim Islami.

Islami kishte dy vite fantastike me fanellën e Trepçës 89′ ku u shpall edhe kampion i Kosovës vitin e kaluar.

Feronikeli blindon krahun e djathtë të mbrojtjes me një futbollist tejet cilësorë.

Prezantimi i lojtarit pritet të bëhet nga klubi gjatë ditëve të ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme