Feronikeli vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Slovan, atmosferë e mirë në kamp

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kampionët e Kosovës, Feronikeli, po vazhdojnë përgatitjet e tyre për ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratislava.

Në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, Feronikeli përballet me skuadrën sllovake, Slovan Bratislava.

Në ndeshjen e parë në udhëtim, drenicasit kanë pësuar me rezultatin 2:1, rezultat ky mjaft pozitiv, duke pasur parasysh golin e shënuar si mysafirë, shkruan lajmi.net.

Në ‘Fadil Vokrri’, më 30 korrik, Nikli do të synojë rikthimin e madh, për të kaluar në raundin tjetër të garave.

Faqja zyrtare e skuadrës njofton se atmosfera brenda grupit është mjaft e mirë dhe lojtarët po punojnë me intensitet të lartë.

Me pak fat, Feronikeli mund të bëjë historinë duke kaluar në raundin tjetër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Të ngjashme