Ferran Torres iu nënshtrohet testeve mjekësore, para kalimit 55 milionë eurosh në Barcelonë

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ferran Torres pritet që sot t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë, para se t’i bashkohet klubit katalonas për 55 milionë euro nga Manchester City.

Javën e kaluar Barça dhe City arritën marrëveshje në parim për kalimin e yllit spanjoll në Camp Nou, raporton Gazeta Express.

Dhe Torres udhëtoi dje drejt Barcelonës, ku sot pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta kompletuar kalimin në Camp Nou.

Përfaqësuesi i Spanjës është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me Barcelonën, pasi vendosi të kthehet në atdhe, ku fillimisht e nisi karrierën te Valencia.

21-vjeçari do të jetë lojtar i Barcelonës sot më vonë, nëse ekzaminimet mjekësore tregojnë se ai është mirë.

Besohet se Barcelona do ta organizojë një konferencë për media të martën për ta prezantuar Torresin. 

Të ngjashme