Ferronikeli luan kundër Slovan Bratislavës në Ligën e Evropës

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës, Ferronikeli, do të luajë kundër Slovan Bratilslavës në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik në Bratisllavë, ndërkaq më 1 gusht ajo e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas eliminimit në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve, klubi nga Drenasi ka mundësi që tani ta prekë garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.

Të ngjashme