Festa e jashtëzakonshme e Ajaxit, rreth 100,000 të pranishëm

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Fansat dhe skuadra e Ajaxit kanë bërë një festë të jashtëzakonshme, pasi e mbyllën sezonin me triumfin në Eredivisie dhe në Kupën e Holandës ndërsa në Champions League shkuan deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Tottenhami në një ndeshje dramatike.

Rreth 100 mijë fansa të “harkëtarëve” kishin dalë në shesh për të festuar mbylljen e një sezoni fantastik, ndërsa lojtarët e Ajaxit kishin veshur të gjithë fanellën me numër 34, që simbolizonte 34 titujt kampion të gjigantëve të Holandës në Eredivisie.

Të ngjashme