Festa e Luksemburgut dëshmon disfatën e rëndë të Kosovës

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Luksemburgut, Ken Diedrich, ka insistuar se ekipi i tij mbetet autsajder i Grupit G, pavarësisht se në ndeshjen e parë triumfoi ndaj Kosovës në kuadër të fazës së tretë parakualifikuese për “Eurobasket 2021”.

Përfaqësuesja e Luksemburgut, të shtunën mbrëma, triumfoi në shtëpi ndaj Kosovës me rezultatin 88:80. Kjo fitore është festuar gjatë në kampin e ekipit të Luksemburgut dhe këtë e ka pranuar edhe përzgjedhësi Diedrich për Kohën Ditore të dielën.

“Ne e befasuam veten dhe Kosovën. Për këtë jam shumë i lumtur, pasi ende po e shijojmë këtë fitore që është festuar gjatë te ne”, është shprehur Diedrich.

Në fakt, Diedrich një ditë para ndeshjes me Kosovën, kishte thënë se ekipi i tij do ta ketë shumë të vështirë. Sipas tij, Britania e Madhe dhe Kosova do të luftonin për pozitën e parë në grup, e cila dërgon në kualifikimet për “Eurobasket 2021”.

Të ngjashme