Festim Alidema nënshkruan me klubin kroat

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Festim Alidema tashmë është prezantuar te skuadra e tij e re në Kroaci, Slovan Belupo.21-vjeçari ka kaluar në kampionatin kroat nga skuadra e Llapit.

Alidema në IPKO Superligën e Kosovës në 30 takime kishte shënuar 12 gola dhe kishte dhënë gjashtë të asistime.

Transferimi i Alidemës tek Slovan Belupo u mundësua nga ish sulmuesi i njohur shqiptar Arber Abilaliaj.

Kështu skuadra e Llapit brenda dy viteve dërgon dy futbollistë në Kroaci. Më parë edhe Mirlind Daku ishte transferuar te Osijek pikërisht nga Llapi.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Slaven Belupos. Do ta dhuroj më të mirën që të shpaguaj besimin e njerëzve që më kanë sjellur te klubi dhe të arrijmë synimet që kemi para nesh”, ka thënë Alidema pas transferimit.

“Kam ardhur këtu për të shënuar gola dhe për ta ndihmuar ekipin të shënojë fitore”, ka thënë Alidema për faqen zyrtare.

Kështu skuadra e Llapit brenda dy viteve dërgon dy futbollistë në Kroaci.

Më parë edhe Mirlind Daku ishte transferuar te Osijek pikërisht nga Llapi.

Të ngjashme