Festimi i Messit, plas shakaja në rrjetet sociale

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 10:49 | Nga

Festa e Messit në fund të ndeshjes është kthyer në shaka në rrjetet sociale.

Leo Messi ka shkëlqyer në “Santiago Bernabeu”, ku shënoi dy gola në fitoren prej 3:2 të Barcelonës ndaj Real Madridit – njërin në sekondat e fundit për t’ia dhuruar tri pikë katalanasve.

Pas golit të fitores, Messi zhveshi fanellën duke ua treguar emrin tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Nga dëshpërimi për atë humbje, tifozët kanë gjetur një mënyrë për të bërë shaka me veprimin e argjentinasit, e që mund ta shikoni në foton e më poshtme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme