FF e Francës dënoi Mbappe me tre ndeshje ndalesë

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Francës ka dënuar futbollistin e Paris Saint Germain (PSG), Kylian Mbappe, me tre ndeshje ndalesë për shkak të kartonit të kuq, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Francës theksohet se Mbappe është dënuar me tre ndeshje ndalesë për shkak të kartonit të kuq që e mori në ndeshjen finale të Kupës së Francës, mes PSG-së dhe Rennes.

Mbappe para fundit të vazhdimit të dytë pati një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, për shkak të cilës gjyqtari e dërgoi në stol. PSG nga realizimi i penaltive humbi ndeshjen, ndërsa Rennes fitoi Kupën e Francës.

Krahas Mbappe, kundër bashkëlojtarit të tij brazilianit Neymar është nisur një hetim disiplinor për shkak grindjes me një tifoz të ekipit kundërshtar.

Të ngjashme