FFK demanton trajnerin e Norvegjisë për vëllezërit Berisha

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 19:12 | Nga

Bajram Shala, menaxher i përfaqësueses së Kosovës, ka deklaruar se trajneri i Norvegjisë ka dhënë deklarata të pavërteta se vëllezërit Veton e Valon Berisha janë caktuar që të vazhdojnë të luajnë për Norvegjinë.

Ai ka njoftuar se dy vëllezërit janë shumë afër vendimit për t’i thënë PO Kosovës.

“Deklaratat e trajnerit të Norvegjisë se Valon dhe Veton Berisha janë përcaktuar për të luajtur për Norvegjinë, nuk janë aspak të vërteta. Dy vëllezërit Berisha janë akoma duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendimin definitive dhe janë shumë afër t’ i thonë PO vendit të tyre të origjinës. Ata sot kanë pasur kontaktet e radhës me selektrin Albert Bunjaku dhe tashmë mbetën vetëm bisedat e fundit me familjën e tyre para se të marrin vendimin definitive!
Pavarsisht se janë në listën e Norvegjisë, ata nuk kanë marrë akoma vendimin definitive, e nesermja është dita vendimtare për vendimin e tyre!!!
KOSOVA2018!!!”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme