FFK e konfirmon: Prishtina – Llapi, drejtohet nga Genc Nuza dhe pesë gjyqtarë të tjerë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës se dueli Prishtina – Llapi do gjykohet nga Genc Nuza dhe pesë gjyqtarë të tjerë.

Një gjë e tillë do të ndodh për herë të parë në vendin tonë, teksa edhe dy duelet tjera ndërmjet Llapit – Feronikelit dhe Feronikeli – Prishtina priten të veprohet njësoj.

Kështu për duelin Prishtina – Llapi, ‘bilbili’ kryesor i është besuar Genc Nuzës (me aprovimin e të dy klubeve), teksa Bujar Selimaj dhe Elvis Bicaj do jenë asistentët e tij të parë.

Mervan Bejtullahu dhe Ilir Mehmeti do jenë prapa portave, ndërkohë Shpëtim Murtezi do jetë gjyqtarë i katërt.

Duelin Feronikeli – Drita do ta drejtojë Besfort Kasumi, i cili do shoqërohet nga Besnik Morina, Erduan Baliqi dhe Bardh Ajeti si gjyqtarë i katërt.

Selim Isufit i është besuar ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e vlefshme për barazh ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit.

Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa do jenë gjyqtarë anësorë, ndërkohë Erdall Zasella do jetë gjyqtarë i katërt. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme