FFK e refuzon ankesën e FC Prishtinës

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Ankesa pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka refuzuar ankesën e FC Prishtinës, që ishte e lidhur me dënimin e shqiptuar nga Komisioni Disiplinor ditë më parë.

Klubi kryeqytetas u dënua me dy ndeshje jashtë fushës së vetë dhe pa praninë e tifozëve, pas lëshimeve që klubi bëri në ndeshjen ndaj Ballkanit në javën e pestë – shkruan Gazeta Express.

FC Prishtina gjithashtu u dënua edhe me gjobë prej 1200 eurosh.

Klubi “bardhekaltër” bëri një ankesë pas këtij vendimi, por FFK përmes faqes zyrtare ka njoftuar këtë të martë se ankesa është refuzuar.

Njoftimi i plotë:

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.09.2022 shqyrtoi ankesën e FC “Prishtina” me nr Reference 1148/1 datë 13.09.2022 , lidhur me vendimin e Komisiomit Disiplinor – shkalla e parë datë 09.09.2022, me të cilin FC “Prishtina” , dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues (jashtë Prishtinës) dhe me gjobë 1200 euro, për shkak të incidentit në ndeshjen e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës , Prishtina – Ballkani, zhvilluar me 04.09.2022 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:

Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë datë: 09.09.2022. Vërtetohet:

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa ka shqyrtuar ankesën e FC “Prishtina”, lidhur me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale të xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 04.09.2022 , me ç’rast vërtetoi se vendimi I Komisionit Disiplinor – shkalla e parë i datës 09.09.2022 mbetet në fuqi. Komisioni për Ankesa më këtë rast konstatoi se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 119 pika A i Rregullores Disiplinore. Bazuar me këtë vendim të vërtetuar FC “Prishtina” , i mbetet t’i zhvillojë dy ndeshje të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues dhe jashtë Prishtinës si dhe mbetet në fuqi sanksioni me gjobë me vlerë prej: 1200.€. Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, duke u bazuar në neni: 53, paragrafi 1, pika B ku thuhet ”në rast të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjesendeve të forta, përleshjes së publikut në mes vete, hyrjes në fushë të publikut, prishjes së permimetrit të sigurisë (pa pasoja në zyrtar dhe pjesëmarrës në lojë) mund t’i shqiptohet dënim me të holla, dënim të fushës, dënim të publikut për përcjellje të ndeshjes (ndeshje pa prezencë të spektatorëve)” vërteton masën e dënimit nga ana e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë”.

Të ngjashme