FFK-ja e vlerëson të pakuptimtë që skuadrat po ushtrojnë ende pa u ditur nëse do të vazhdojë kampionati

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Ende është në fuqi vendimi që ndalon ndeshjet dhe stërvitjet e skuadrave sportive në vend. Por disa skuadra të futbollit, të paktën të Superligës, ka kohë që kanë nisur me stërvitje në grupe të vogla lojtarësh.

Për këtë të premten ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës. Për FFK-në është shqetësuese që klube të Superligës i kanë thyer rregullat e institucioneve.

“FFK-ja konsideron se ky veprim i klubeve është i pamatur, joprofesional dhe i rrezikshëm për futbollistët dhe popullatën e gjerë. Edhe një herë ju bëjmë me dije se FFK-ja është duke punuar pareshtur së bashku me institucionet shëndetësore dhe autoritetet e shtetit që të gjejnë mundësitë për rifillimin e aktivitetit, me masa të shtuara mbrojtëse për shëndetin e futbollistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje dhe në ndeshje të futbollit”, thuhet në reagimin e FFK-së.

“Duke pasur parasysh që ende nuk ka vendim as për datën e fillimit të stërvitjeve në grupe dhe as nëse do të vazhdojë apo jo kampionati, e vlerësojmë të pakuptimtë veprimin e disa klubeve që kanë shtyrë futbollistët që të mbajnë stërvitje ekipore”.

Të ngjashme