FFK-ja i kërkon FIFA-s e UEFA-s t’i ndalojë garat ilegale të Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u ka dërguar shkresa presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë.

Ai u ka dërguar edhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme