FFK-ja marrëveshje me Federatën gjermane, synohet miqësorja Kosovë-Gjermani

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB), raporton EkonomiaOnline.

Kjo marrëveshje nënkupton mbështetjen e edukimit të trajnerëve kosovarë i cili do të bëhet në kampet e Gjermanisë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka deklaruar se kjo marrëveshje është mjaftë e rëndësishme për FFK-në.

Ademi falënderoi Federatën e Futbollit Gjerman për mbështetjen e parezervë.

“Sot e nënshkruam marrëveshjen me federatën gjermane. Sot ndihem i priveligjuar që nënshkruam një kontratë shumë të rëndësishme që ka të bëjë më edukimin e trajnerëve dhe kampet që do të shkojnë ekipet tonë. Ku do të mbajnë në Gjermani dhe bashkëpunimin për ndihma të mirësjellja. Pritja e tyre në Kosovë që çdo ndeshje që na intereson neve si federatë. Kjo është një përkrahje e parezervë. Kjo marrëveshje është përgatitur tash e 6 muaj”, potencoi Ademi derisa shtoi se në rastin më të mirë të parë do të bëhet ndeshja e miqësore mes Kosovës dhe Gjermanisë këtu në stadiumin Fadil Vokrri.

Nënkryetar i Federatës se Futbollit të Sachsenit, Andre Näth, theksoi që kjo marrëveshje do të sjell shumë benefite për futbollin kosovar.

“Falënderoj për pritjen i uroj suksese. Kjo marrëveshje do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Jam i bindur që kjo kontratë do të sjell shumë të mira për futbollin e Kosovës.

Kam një respekt të madh e sidomos për futbollin derisa keni pasur shumë sfida. Jam krenar për futbollin e juaj, po na bënë nder që të bashkëpunojmë edhe ne me ju”, tha ai.

Rainer Millkoreit, Ambasador nderi i Kosovës si dhe nënkryetar i DFB-së, deklaroi se DFB do të mbetet partneri kryesor i FFK-së.

Millkoreit tha se ndihet i kënaqur me të arriturat e futbollit të Kosovës.

“DFB do të mbetet një ndër partneret kryesor të federatës së futbollit kosovar. Në rastin e të ndjerit Fadil Vokrri dhe kryetari Agim Ademi gjithçka është duke shkuar në mënyrë të rregullt. Është kënaqësi e madhe për 3 vite se çfarë është bërë me futbollin e Kosovës. 3 vitet e fundit keni arrit të bëni suksese të mëdha, keni arritur me i mbledh artistë të madh. Ne emër të DFB mund të them se FFK do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë ai.

Ai theksoi që do të ketë një ndeshje mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ne e kemi thënë edhe më herët ne kemi bërë kërkesë për një lojë benefite të cilën Gjermania e organizon çdo dy vite. Ne do të takohemi ose në parakualifikime ose në Kampionat Botëror”, tha ai.

Të ngjashme