FFK-ja mban Kuvendin Zgjedhor, FIFA premton 6 milionë € deri në vitin 2022

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 15:32 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka filluar të mbajë Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Në këtë kuvend zgjedhor nga 58 delegatë të pranishëm janë 55 prej tyre, raporton Ekonomia Online.

Oliver Jung, përfaqësues i FIFA-s tha se ky institucion do të ndajë 6 milionë euro deri në vitin 2022 për FFK-në.

“Kënaqësi të jem në këtë kongres. FIFA dhe FFK-ja kanë bashkëpunim. Ne së bashku me UEFA-në jemi për të përkrahur shtetet anëtare dhe zhvillimet e projekteve tona”.

“Pra se bashku me ju punojmë të rrisim produktivitetin e futbollit. FIFA do të vazhdon të përkrahë FFK-në me projekte zhvillimore”, tha ai.

Të ngjashme