FFK-ja ndalon miqësoren përmes së cilës fyhet Kosova

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Në tre vjetët e kaluar, gjatë muajit maj, Cërvena Zvezda e Beogradit luajti ndeshje miqësore me Graçanicën në qytezën me të njëjtin emër në afërsi të Prishtinës.

Miqësorja e parë u luajt pa marr leje nga Federata e Futbollit e Kosovës, që është organi i vetëm kompetent për të organizuara gara të futbollit në territorin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Në dy vjetët e fundit organizatori kërkoi leje për ndeshje që u tha se ka edhe qëllim humanitar.

FFK-ja dha leje. Por vjet ajo u keqpërdor. Në stadiumin “Dragan Gjajiq” në Graçanicë u shpalosën flamuj të Serbisë, u intonua himni i Serbisë dhe kishte thirrje nacionaliste serbe, që janë fyese për shqiptarët dhe Kosovën. Dhe për shkak të gjitha këtyre, FFK-ja nuk jepi leje që Zvezda sërish të luajë ndeshje miqësore me Graçanicën në Graçanicë.

Ndeshja ishte paraparë të luhej të mërkurën më 9 maj, ndërsa Zvezda e kishte llogaritur punë të kryer atë. Por duket se klubi i madh serb, që fitoi titullin për këtë edicion, nuk ka bërë llogaritë mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme