FFK-ja nderon Vokrrin, bën homazhe dhe mban turnir futbolli

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 16:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës, për të nderuar jetën dhe veprën e legjendës Fadil Vokrri, ka organizuar turnir në futboll, ku do të marrin pjesë ekipe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, raporton EkonomiaOnline.

Fillimisht në shenjë nderimi dhe përkujtimi, drejtues të FFK-së, sportdashës, qytetarë dhe mysafirë nga Manchesteri, kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri.

Agim Ademi, kryetar i FFK-së, tha se Fadili ka qenë person unikfikues dhe se sa ka qenë i madh e tregojnë veprat e tij dhe prezenca e shumë njerëzve.

“Prandaj unë e praktikoj që legjendat si Fadil Vokrri që nuk vdesin kurrë. Nuk duhet t’i nderojmë me 1 minutë heshtje, por me 1 minutë duartrokitje. Fadil Vokrri ishte njeriu me unikfikues në trojet shqiptare sa i përket Futbollit”, tha ai.

Nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbahet turneu për herë të parë, me ekipet e veteranëve.

Në këtë turne do të marrin pjesë ekipe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Nga tani ky turne do të shndërrohet në një turne tradicional.

Lexo më shumë:

Të ngjashme