FFK-ja shpjegon domethënien e “rrotës” në logon e re, thotë se është me motive dardane

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 12:56 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka prezantuar logon e re, e cila “simbolizon të kaluarën edhe të tashmen e historisë sonë”

Me inicialet e federatës (FFK) të vendosura në kokë dhe gjashtë yjet e flamurit të Kosovës, që përfaqësojnë pakicat në vend, nën të, logoja përmban edhe një simbol dardan në formë rrethi, si dhe topin e futbollit.

Por, ajo çfarë krijoi konfuzitet tek të gjithë ishte simboli i një rrethi (si rrotë) që ishte futur në logo.

Albba Morina nga zyra e marketingut e FFK-së tregoi se çfarë domethënie ka.

Ajo theksoi se ai quhet Dielli Dardan, teksa e përfaqëson integritetin, nderin dhe vlerat e Kosovës.

“Dielli ose rrethi është simboli i vetëm Dardan që është më i fuqishmi. Historia thotë se ky rreth ndriçon shumë, janë përdorur bunaret, rrotat dhe ne e kemi quajtur si Dielli Dardan këtë rreth. Ai e përfaqëson integritetin, nderin, vlerat e Kosovës. Pjesa e Diellit Dardan është pjesa e historisë së vendit tonë, e me topin e futbollit të ardhmen e ndritshme. I kemi pasur disa propozime, ka kaluar në disa etapa, disa ide, bashkërisht kemi menduar se kjo është e duhura dhe më e përshtatshmja” – u shpreh Morina.

Përveç logos, FFK-ja prezantoi sot edhe fanellat e reja që “Dardanët” do t’i veshin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror. 

Të ngjashme