FFK-ja tregon se a do ta kthejë ndonjëherë në kombëtare Aro Muriqin e përjashtuar

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka siguruar se situata në kampin e Kombëtares së Kosovës është krejt në rregull, pavarësisht përjashtimit të portierit Aro Muriq.

FFK-ja njoftoi sot se Muriç është përjashtuar për shkaqe disiplinore nga kampi, pa treguar asnjë detaj tjetër, gjë që u hapi rrugë spekulimeve e raportimeve rreth një përleshje në mes Aros dhe Edon Zhegrovës.

Por, në një prononcim për Gazetën Express Salihu siguron se nuk bëhet fjalë për një përleshje të tillë, por asi ai nuk ka dhënë detaje se çfarë sjellje ka shfaqur portieri, për të cilin thuhet se mbrëmë është paraqitur në gjendje të dehur në grumbullimin e Kombëtares në hotelin ku është e vendosur skuadra.

“Ka qenë një lëshim i lojtarit që e ka prodhuar këtë suspendim. Ju siguroj se nuk ka pasur asgjë tjetër të madhe siç po raportohet. Thjeshtë ka qenë një lëshim i portierit i cili në këso raste sanksionohet në këtë mënyrë siç kemi bërë ne”, tha Salihu.

I pyetur se a do të kthehet Aro Muriç shpejt në Kombëtare, Salihu tha: “Ai është përjashtuar vetëm nga ky grumbullim, pra për tri ndeshjet e muajit mars”, deklaroi për Express Salihu.

Ky nuk është rasti i parë që Muriç tërheq vëmendjen për mungesë disipline në Kombëtare, por nuk është as lojtari i parë problematik. Edhe Edon Zhegrova e Benjamin Kololli në të kaluarën kanë tërheq vëmendje me sjellje jo disiplinore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme