FFK konfirmon fanellën e re speciale, ajo tashmë është në shitje

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës nga tani është bërë edhe me një fanellë të re speciale, e cila do ta mbahet në ndeshje të caktuara.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) u raportua se Kosova do të ketë një fanellë të re speciale.

Ishte mesfushori tashmë i pensionuar Anis Alushi, i cili e barti i pari këtë fanellë në shenj respekti për kontributin për Përfaqësuesen e Kosovës.

Tashmë ajo fanellë është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka treguar se kjo fanellë ka dalë në shitje.

“Fanella speciale tani në dispozicionin tuaj!”, shkruan në postimin e FFK-së në Facebook.

Të dhëna tjera për këtë fanellë nuk janë dhënë, por mendohet se do të mbahet në ndeshjen ndaj Anglisë të martën me 10 shtator në stadiumin St Marys.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme