FFK njofton se të enjten bëhet tërheqja e shortit për ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Janë zhvilluar shtatë ndeshje në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Tanimë shtatë skuadra që kanë kaluar në çerekfinale janë bërë të ditura dhe ka mbetur për tu zhvilluar sot edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Llapit.

Drita, Prishtina, Ballkani, Gjilani, Ramiz Sadiku, Onix dhe Ulpiana kanë kaluar në çerekfinale të garës së madhe.

Ndërkohë FFK ka njoftuar se shorti për çiftet çerekfinale do të tërhiqet të enjten.

“Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt). Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00. Në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra”, thuhet në njoftimin e FFK-së. 

Të ngjashme