FFK publikon datat e ndeshjeve të Kosovës për Ligën e Kombeve

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar datat për ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, të vlefshme për kualifikim të mëtutjeshëm në ligën B.

Më 2 qershor, Kosova do të luajë me Qipron, me këtë të fundit si nikoqire.

Kundër Greqisë, Kosova do të luajë si vendase më 5 qershor, transmeton Klankosova.tv.

Më 9 qershor dardanët do të përballen me Irlandën Veriore, ndërsa më 12 qershor, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese me Greqinë.

Të ngjashme