FFK reagon ndaj strukturave ilegale të futbollit në veri

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ndeshjeve ilegale të futbollit dhe improvizimeve të garave në territorin e Kosovës nga struktura ilegale në veri të vendit.

Sipas FFK-së, ky është një mashtrim dhe njëherësh nxitje e problemeve për popullatën në veri të vendit, ngase improvizime të tilla më nuk do të lejohen, transmeton Klan Kosova.

“Ditë më parë në mediat serbe bëri bujë lajmi për inkuadrimin e të ashtuquajturit ‘FK Trepca’ nga Mitrovica e Veriut në një rang më të lartë të garave nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Serbisë”.

“FFK bën me dije se në institucionet shtetërore dhe sportive të Republikës së Kosovës janë të regjistruara ‘KF Trepça 89’, që bën gara në Superligën e Kosovës dhe ‘KF Trepça’ që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe ato janë klubet e vetme legjitime me këtë emër”.

“Prandaj, FFK e konsideron ilegal çdo aktivitet të klubeve të paregjistruara në institucionet e shtetit dhe organet e saj dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të këtyre aktiviteteve, të cilat në masë të madhe e dëmtojnë imazhin e FFK-së por edhe të vet shtetit”.

Të ngjashme