FFK sqaron opinionin rreth ftesave të falsifikuara për futbollistë afrikanë

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se ditët e fundit në ambasadën e Kosovës në Senegal janë paraqitur disa shkresa të falsifikuara në emër të KF ‘Drenica’ dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për kinse ftesë të futbollistëve afrikanë (senegalez dhe ganez) për të luajtur në Kosovë.

FFK është informuar për këto shkresa të falsifikuara nga ambasadori i Kosovës për Senegal dhe shtetet e tjera afrikane, Ramadan Gashi, andaj kërkon nga organet e hetuesisë që të zbardhin këtë rast, derisa fton edhe ambasadat tona në vendet e tjera që për çdo shkresë të tillë të mundshme ta informojnë menjëherë FFK-në dhe ta konfirmojnë vërtetësinë e tyre në administratën e FFK-së.

FFK shpreson se organet e hetuesisë në bashkëpunim me institucionet e vendeve nga ku paraqiten këto raste t’i gjejnë mashtruesit e tillë, në mënyrë që të mos abuzohet me emrin e klubeve kosovare dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shkresat e falsifikuara:

Të ngjashme