FFK tregon çka s’lejohet të futet brenda në stadium

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 14:49 | Nga

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për gjërat që tifozët nuk mund të fusin brenda në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë si vendas në Ligën e Kombeve, mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Ndeshja nis të hënën në orën 20:45. Stadiumi hapet në orën 18:45 dhe asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë, ka njoftuar FFK.

FFK ka renditur pikat të cilat nuk lejohen të futen në stadium:

Kontrolli në hyrjen e parë:

• shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

• pije alkoolike të maskuar apo substanca narkotike

• ushqim

• ombrella

• çantat e shpinës

• armë zjarri dhe çfarëdo arme, mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit:

• shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, kontrolli i tupanëve dhe flamujve dhe gjërave tjera si armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra që nuk janë te lejuara, shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera te ngurta, ombrella.

• ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme