FIBA Evropa vlerëson lart organizimin e Kosovës

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 10:56 | Nga

FIBA Evropa ka uruar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për organizim të mirë të Kampionatit Evropian – Divizioni C.

Turneu i këtij divizioni u organizua në Prishtinë nga 22 deri më 29 korrik, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në emër të FIBA Evrope dua t’u falënderoj juve dhe të gjithë anëtarët e Federatës e vullnetarët që ishin të shkëlqyeshëm gjatë Kampionatit Evropian U-18 të Divizionit C, që u organizua në Prishtinë. Më tej, përgëzoj edhe fitoren historike të ekipit tuaj”, ka shkruar në letrën e urimit dërguar FBK-së drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme