FIBA publikon renditjen e re, kjo është pozita e Kosovës

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, FIBA e ka publikuar renditjen më të re të ekipeve kombëtare.

Në këtë renditje, Kosova nuk pati ndonjë lëvizje duke vazhduar të qëndrojë në pozitën e 69-të në botë.

“Dardanët” i zhvilluan dy ndeshje gjatë shkurtit në kuadër të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023, duke i mposhtur Islandën e Luksemburgun.

E sa u përket vendeve evropiane, Kosova gjendet në pozitën e 37-të, po ashtu njëjtë si në renditjen e kaluar.

Duhet cekur se në renditjen e përgjithshme prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndjekura nga Spanja e Australia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme