FIBA shkruan për Sigal Prishtinën

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 20:25 | Nga

Pas triumfit në luftën për titull të Sigal Prishtinës në kampionatin kosovar të basketbollit, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) i ka kushtuar një artikull gjigantit kryeqytetas

Prishtina mposhti Bashkimin në finalet e play-offit me rezultat 3:1 nga katër ndeshjet e zhvilluara, duke e fituar titullin për herë të katërt rresht, transmeton Sportali.net.

“Nuk ka konkurrencë për Sigal Prishtinën në Superligën e Basketbollit të Kosovës,”shkruan FIBA.

“Ekipi nga kryeqyteti mbrojti titullin për të katërtin sezon rresht.

“Sigali ka qenë forcë dominuese në basketbollin kosovar për një dekadë, me triumfin e fundit që e ka quar në 12 numrin e titujve të fituar në kampionatin nacional,” shkruan më tej faqja zyrtare e FIBA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme