Fidan Aliti nënshkruan kontratë me Zurichun

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ekipi zviceran, Zurich e ka shfrytëzuar opsionin për ta blerë qendërmbrojtësin kosovar, Fidan Alitin.

Aliti ishte te Zurichu në formë huazimi nga ekipi suedez, Kalmar, ndërsa ka bindur zviceranët që t’i ofrojnë kontratë të përhershme kosovarit.

Ai prej vitit 2019 ishte pjesë e Kalmarit, ekip në të cilin kaloi nga Skënderbeu.

Fidan Aliti do të jetë pjesë e Zurich deri në vitin 2023, shkruan Gazeta Express.

Aliti është shtylla e mbrojtjes së ekipit të Kosovës së bashku me Amir Rrahmanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme