FIFA e ndryshon datën e fillimit të Kupës së Botës në Katar

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

FIFA konfirmon se Kupa e Botës 2022 në Katar do të fillojë një ditë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, me Katarin që do ta zhvillojë ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit të dielën më 20 nëntor.

Turneu fillimisht ishte menduar të fillonte të hënën më 21 nëntor me Senegalin kundër Holandës, me ndeshjen e Katarit më vonë atë mbrëmje.

Megjithatë, sot u njoftua se FIFA kishte dorëzuar dhe miratuar një propozim për të shtyrë ndeshjen e Katarit me një ditë përpara, pas bisedimeve midis Katarit, Ekuadorit dhe konfederatës së Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

Gjithashtu, nuk do të ndryshojë datat e lëshimit që klubet janë të detyruara t’i përmbahen për lojtarët, duke i dhënë Ekuadorit dhe Katarit një ditë më pak për t’u përgatitur për turneun.

Ky është tashmë Botërori i parë që luhet në nëntor dhe dhjetor, pasi plani fillestar për verën e vitit 2022 u konsiderua jopraktik në vapën e madhe që mbizotëron në Katar. /Gazeta Express/

Të ngjashme