FIFA e prezanton topin zyrtar të Botërorit 2022

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

FIFA e ka publikuar sot topin zyrtar të Kampionatit Botëror të futbollit.

Topi i 14-të radhazi që e krijon kompania Adidas quhet “Al Rihla”, që nënkupton “udhëtimi”, njofton shtëpia e futbollit botëror, përcjell “Gazeta Express”.

Ky top është dizajnuar për ta mbështetur shpejtësinë maksimale të lojës, ndërsa udhëton më shpejt në ajër se çdo top tjetër në histori të Kampionateve Botërore.

I projektuar nga brenda duke përdorur të dhëna dhe testime rigoroze në laboratorët e Adidas, Al Rihla i ofron nivelet më të larta të saktësisë dhe të besueshmërisë në fushën e lojës.

Pra, topi i ri do të shquhet për shpejtësinë e jashtëzakonshme dhe i përshtatet lojës së shpejt kualitative.

Topi i ri Al Rihla do ta nis rrugëtimin në dhjetë qytete përreth globit përfshirë këtu Dubain, Tokion, Meksiko Cityn dhe Neë Yorkun.

Të ngjashme