FIFA e vë në presion të madh Kosovën për Muriqin

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Kosova është ende në stres para dy ndeshjeve të nëntorit.

Kosova do të përballet me Maltën dhe Azerbajxhanin, ndërsa ka ftuar tre lojtarë të rinj.

Përfaqësuesja jonë ka marr lajmin e mirë nga FIFA, pasi u është dhënë leja, qendërmbrojtësit Mirlind Kryeziu dhe sulmuesit Shkëlqim Demhasaj.

Mirëpo, Kosova është në presion të madh për lejën e Arijanet Muriqit, që ende nuk ka marr dritën e gjelbër të luajë për ne.

Përfaqësuesja jonë do të ketë kohë deri nesër ta kuptoj nëse portieri i talentuar do të lejohet të luajë.

Aktualisht, Muriqi është pjesë e Manchester Cityt, e që shihet si zëvendësuesi ideal i Samir Ujkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme