FIFA gëzon Kosovën (Foto)

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 11:11 | Nga

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për katër vende në renditjen e re të FIFA-s
Kosova është ngritur për katër vende në renditjen e re të FIFA-s, e cila është publikuar sot më 20 tetor.

Pavarësish se në dy ndeshjet e fundit Kosova ka pësuar dy humbje nga Kroacia dhe Ukraina, ajo sërish do të ketë ngritje, për shkak të rezultateve jo të mira edhe të shteteve tjera.

Kosova tashmë gjendet në vendin e 164 në botë, për dallim nga një muaj më parë kur ishte në vendin e 168-të.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme