FIFA jep lejen për pesë lojtarë kosovarë

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 13:59 | Nga

Ajo që u prit deri më tani u konfirmuar nga shtëpia më e madhe e futbollit FIFA për lojtarët kosovarë. Më në fund vjen përgjigja e FIFA-s për lejen e futbollistëve kosovarë, për ndeshjen ndaj Finlandës.

Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë njoftuar nga FIFA se Samir Ujkani, Alban Meha, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Herolind Shala kanë të drejtë të luajnë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, që ka gëzuar të gjithë të pranishmit në hotel pa masë.

Lojtarët u shfaqën të lumtur për këtë vendim, ndër Ujkani tha se është nga lajmet më të mira që ka marr.

Mbetet vetëm Valon Berisha në pritje.  Ky i fundit ka mbrojtur ngjyrat e Norvegjisë.

Përfaqësuesja e Kosovës sot në mbrëmje do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës në orën 20:45 në stadiumin “Turku”. Andaj, sonte përfaqësuesja e Kosovës në futboll shkruan historinë. Ekipi i Albert Bunjakut, debuton në ndeshjet ndërkombëtare.

Ky takim do të jetë mjaftë i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës dhe lojtarët të cilët do të marrin barrën sipër, për të nxjerrë ndonjë rezultat pozitiv.

Me një fitore, apo ndonjë rezultat pozitiv, ndeshja e parë startuese e përfaqësueses së Kosovës do të jetë mjaftë inkurajuese për lojtarët në takimet e tjera që do t’i zhvillojë.

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/sport/kosova-shkruan-sonte-historine/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme