FIFA kërkon përmirësimin e VAR-it

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

FIFA ka kërkuar nga kompanitë e teknologjisë që të zhvillojnë mënyrat për të përmirësuar vizuelizimin që t’u ndihmojnë gjyqtarëve me rastet e dyshimta të referimit përmes video-asistencës (VAR) në rastet e pozitës jashtë loje.

Sistemi aktual, që përfshin bashkimin e pikave për të caktuar nëse një futbollist është në pozitë jashtë loje, është kritikuar pasi ka nxitur vendime kontroverse në top-ligat e futbollit në Evropë.

Në një përpjekje për të përmirësuar sistemin, FIFA ka kërkuar nga kompanitë që të përmirësojnë teknologjinë për të përmirësuar procesin e rishikimit të rasteve të dyshimta.

“Qëllimi i këtij zhvillimi është të përmirësojmë algoritmet e sistemeve të bazuara në grumbuj të dhënash nga qindra incidente të ndryshme për pozitë jashtë loje”, ka thënë Federata Botërore e Futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme