FIFA përfshin katër gjyqtarë nga Kosova në listat e saj

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 10:10 | Nga

Përveç pranimit të Përfaqësueses së Kosovës të luajë në eliminatore nga sezoni i ardhshëm këtë kënaqësi do ta kenë edhe klubet dhe gjyqtarët.

Nga edicioni 2017/18, gjyqtarët e Kosovës pritet të përfshihen në listat e FIFA-së për të drejtuar ndeshjet e futbollit në garat evropiane.

FIFA ia ka konfirmuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) se katër gjyqtarë nga Kosova janë përfshirë në listat për t’iu nënshtruar testimeve dhe për të ndjekur seminaret, në mënyrë që të jenë të gatshëm për edicionin e ardhshëm.

Gjyqtarët, Genc Nuza, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha e Lumturie Muhadri, priten të jenë gjyqtarët e parë ndërkombëtarë nga Kosova, pas luftës, shkruan Koha Ditore.

Ata do të marrin gradën fillestare, nëse kalojnë testet.

Në fakt, FFK-ja kohë më parë ka dërguar në FIFA një listë me emrat e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret për të ndarë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, por vetëm katër prej tyre janë përzgjedhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme