FIFA pezullim të përjetshëm gjyqtarit për penalltinë kontestuese

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 16:37 | Nga

Gjyqtari nga Gana në qytetin e afrikanojugor Polokwane nëntorin të kaluar dha një penallti për prekje dore jo-ekzistuese të senegalezit Kalidou Koulibalyje.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) përjetësisht ka pezulluar gjyqtarin Joseph Lamptey, i cili në kuadër të kualifikimit për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” dha një penallti të paqenë për Republikën e Afrikës së Jugut në ndeshjen kundër Senegalit.

Gjyqtari nga Gana në qytetin e afrikanojugor Polokwane nëntorin të kaluar dha një penallti për prekje dore joekzistuese të senegalezit Kalidou Koulibalyje.

Në videot shihet qartë se topi e godet gjurin e Koulibalyje. Republika e Afrikës së Jugut shfrytëzoi penalltinë për të kaluar në epërsi në minutën e 42-të. Nikoqirët fituan ndaj Senegalit me rezultat 2:1 dhe momentalisht janë në vendin e dytë në tabelë, ndërsa kombëtarja senegaleze në vendin e tretë.

FIFA bëri të ditur se do të shpalosë më shumë detaje për këtë rast “pasi vendimi të bëhet përfundimtar”. Gjyqtari Lamptey mund të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme