FIFA publikon listën e 24 lojtarëve për çmimin “The Best”

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 16:43 | Nga

FIFA ka publikuar listën prej 24 lojtarëve, të cilët janë në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, të njohur si “The Best”.

Kampioni i Spanjës, Evropës dhe Botës, Real Madrid ka më së shumti përfaqësues në këtë listë, gjithsej shtatë lojtarë, Navas, Carvajal, Ramos, Marcelo, Kroos, Modric dhe Ronaldo.

Në vendin e dytë renditen Barcelona, pastaj janë Bayern dhe Juventus, skuadra këto me nga tre lojtarë.

Chelsea ka dy lojtarë, ndërsa Atletico Madrid, PSG, United, Arsenal dhe Dortmund kanë nga një lojtar.

Çmimi “The Best” do të ndahet më 23 nëntor në Londër.

24 lojtarët e nominuar për çmimin The Best: Bonucci, Buffon, Carvajal, Ronaldo, Dybala, Griezmann, Hazard, Ibrahimovic, Iniesta, Kane, Kante, Kroos, Lewandowski, Marcelo, Messi, Modrić, Navas, Neuer, Neymar, Ramos, Sánchez, Suárez, Vidal, Aubameyang

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme