FIFA publikon tre golat final për çmimin Puskas

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 16:24 | Nga

FIFA ka publikuar listën për FIFA Puskas Award 2017.Çmim që jepet për golin më të mirë të vitit në futbollin botëror.

Në listë nuk mund të mungonte edhe goli i Olivier Giroud ndaj Crystal Palace në Ligën Premier.
Nominimet është Deyna Castellanos nga Venezuela që shënoi nga mesi i fushës ndaj Kamerunit në Kampionatin Botëror U17 për vajza.

Top treshja mbyllet me golin e portierit Oscarine Masuluke nga skuadra Baroka (Afrika e Jugut), i cili shënoi në stilin gërshërë në minutën e fundit.

Votimi për golin me të bukur nga tifozët gjatë deri 23 dhjetor dhe do ndahet në ceremoninë e Londrës për ‘The Best FIFA Football Awards’.

Fituesit e këtij çmimi në vitet e fundit ishin: Cristiano Ronaldo, Neymar, James Rodriguez dhe Zlatan Ibrahimovic, ndërsa më poshtë keni golat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme