FIFA refuzon ankesën e Chelsea-t për ndalesën e transferimeve

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka refuzuar ankesën e klubit futbollistik Chelsea kundër ndalesës së shqiptuar njëvjeçare lidhur me shkeljen e rregullit të transferimit të të rinjve, transmeton Anadolu Agency (AA).

FIFA thotë se komiteti i saj i Apelit, ka mbështetur ndelesën e cila në shkurt të këtij viti iu shqiptua klubit futbollistik Chelsea, i cili megjithatë do të lejohet të regjistrojë lojtarë nën moshën 16 vjeçare.

Pritet që vendimi të ankimohet nga Chelsea në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Klubi mund të kërkojë nga CAS-i që të sjell një vendim urgjent për ngrirje të përkohshme të ndalesës gjatë procesit të apelimit.

Kjo, do t’i lejonte Chelsea-t të regjistrojë secilin lojtar të cilin klubi do ta blejë gjatë afatit të tranferimeve i cili në Angli hapet më 11 qershor.

Ndonëse Chelsea mund të shesë lojtarë, përfshirë të kërkuarin nga Real Madridi, Eden Hazard, çdo blerje e re nuk mund të bëhet deri në sezonin 2020-21.

FIFA tha se Chelsea është fajtor për 29 shkelje të rregullave të transferimit, të cilat mbrojnë të miturit nga trafikimi.

Të ngjashme