FIFA zbulon kandidatet për lojtaren më të mirë të vitit

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Megan Rapinoe e drejton listën e të nominuarëve të këtij viti për çmimin e FIFA-s “The Best” për lojtaren më të mirë të vitit – pas një vere të ngarkuar, brenda dhe jashtë fushës, që përfundoi me triumfin në Kupën e Botës së vajzave.

Sulmuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bë e famshme për zënkën e saj me presidentin Donald Trump, si dhe me akuzat ndaj FIFA-s dhe Federatës së Futbollit të SHBA-së për diskriminim. Për më tepër, ajo edhe i fitoi Këpucën e Artë dhe Topin e Artë të Kupës së Botës dhe e mori me vete medaljen e artë të këtij turneu.

Tri nga bashkëlojtaret e saj në ekipin kombëtar i bashkohen asaj në ekipin kombëtar: mesfushorët Julie Ertz dhe Rose Lavelle, si dhe sulmuesja Alex Morgan.

Ertz ishte kyçe në skuadrën e drejtuar nga Jill Ellis, e cila është nominuar për çmimin për trajneren më të mirë të vitit nga FIFA, ndërsa Lavelle ishte ylli që habiti në këtë turne, duke shkëlqyer në fitoren në gjysmëfinalen kundër Anglisë, para se të shënonte kundër Holandës në finale.

Paraqitjet e Morgan ishim më shumë sesa golat e saj, pesë prej të cilave erdhën në fitoren me rezultat 13:0 kundër Tajlandës në fazën e grupeve, pasi që ajo kontribuoi edhe me tre asiste për bashkëlojtarët e saj.

Ellen White ishte golashënuesja e tretë më e mirë e këtij turneu, me gjashtë golat e saj për Anglinë. Për këtë sukses, ajo e ka fituar një vend në listën e futbollisteve të nominuara. Sulmuesja pati probleme me lëndime gjatë sezonit me klubin e saj, mirëpo i shënoi gjashtë gola në shtatë ndeshje për Birminghamin dhe verës u transferua në Manchester City.

Lista e plotë e të nominuarave për lojtaren më të Mirë të Vitit të FIFA-s:

Lucy Bronze (Lyon/Angli),

Julie Ertz (Chicago Red Stars/SHBA),

Caroline Graham Hansen (Wolfsburg/Norvegji),

Ada Hegerberg (Lyon/Norvegji),

Amandine Henry (Lyon/Francë),

Sam Kerr (Chicago Red Stars/Australi),

Rose Lavelle (Washington Spirit/SHBA),

Vivianne Miedema (Arsenal/Holandë),

Alex Morgan (Orlando Pride/SHBA),

Megan Rapinoe (Reign FC/SHBA),

Wendie Renard (Lyon/Francë),

Ellen White (Birmingham/Angli).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme