Figo: Reali do të synojë Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 16:46 | Nga

Luis Figo beson se Real Madrid do të tentojë të përforcohet gjatë janarit, në mënyrë që të tentojë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid pothuajse është jashtë garës për titull të La Ligas, pasi është 16 pikë mbrapa Barcelonës në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sipas legjendës, Luis Figo, Reali tashmë do të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi.

“Reali gjithnjë tenton të përforcohet dhe natyrisht kështu do të bëjë edhe gjatë janarit”, tha fillimisht Figo për Goal.com.

“Objektivi i tyre këtë vit është të fitojnë sërish Ligën e Kampionëve dhe çdo titull tjetër të mundshëm”, u shpreh ai në fund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme