Filipe Luis drejt Juventusit

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 14:18 | Nga

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Felipe Luis, ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të luajë me fanellën e Juventusit.

Mediumet italiane kanë raportuar se Juventusi tashmë ka kontaktuar Atletico Madridin në lidhje me brazilianin 32-vjeçar, i cili ka kërkuar largimin nga klubi spanjoll në fund të këtij edicioni.

Filipe Luis te Juventusi shihet si zëvendësim për Alex Sandron, i cili në verë pritet të transferohet në Angli.

Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro. Filipe Luis këtë edicion ka 25 paraqitje në të gjitha garat tek Atletico, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Chelsea, Deportivo La Coruna e Ajaxi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme