Filipinet kërkojnë të njihen edhe për futboll

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 15:33 | Nga

Në Filipine, ku basketbolli ka fjalën kryesore dhe boksieri në moshë Manny Pacquiao është ende mbret, një pjesë e vogël e historisë së futbollit mund shkruhet të martën (sot) mbrëma.

Në stadiumin “Rizal Memorial” në Malate, lagje e kryeqendrës Manila, Thomas Dooley do të udhëheqë Përfaqësuesen e Filipineve në ndeshjen më të madhe, atë ndaj Taxhikistanit në raundin final të kualifikimit për Kupën e Azisë që mbahet vitin tjetër, shkruan Koha Ditore.

Një barazim do të mjaftonte që Filipinet të avancojnë në turneun që në janar të vitit të ardhshëm do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për Filipinet ky do të ishte kualifikimi i parë në historinë 62-vjeçare të këtij kampionati kontinental.

“Përfundimisht është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kam pritur që kualifikimin ta sigurojmë më herët dhe të mos e lëmë për ndeshjen e fundit, por gjëra të tilla ndodhin nganjëherë”, thotë Dooley, ish-mbrojtësi i SHBA-së që është në vitin e pestë si seleksionues i Filipineve. “Luajmë në shtëpi dhe assesi nuk guxojmë të pësojmë humbje. Kështu që, duhet të marrim një pikë ose fitore për t’u kualifikuar. Jam munduar të largoj presionin nga lojtarët, pasi të gjithë duan që të shkruajnë historinë për Filipinet”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme