Fillojnë bisedimet mes palëve, Ronaldo mund t’i bashkohet PSG-së

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi pas tri viteve të kaluara në Torino.

Sulmuesi portugez është i dëshpëruar me aventurën italiane, pasi nuk e ka arritur qëllimin e tij në këto tri vite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ky sezon ishte shumë i vështirë për Juventusin, pasi vetëm në xhiron e fundit arriti të siguroj një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.

Ndryshimin në stolin e bardhezinjve mund të bëjnë që Ronaldo të largohet nga verë nga skuadra italiane.

E përditshmja spanjolle ‘AS’ ka raportuar se tanimë përfaqësuesit e Ronaldos kanë nisur bisedimet me drejtuesit e PSG-së.

Gjiganti francez dëshiron prej kohësh transferimin e Ronaldos dhe vera e këtij viti duket ideale për tu transferuar portugezi në ‘Parc de Princes’.

Vet Ronaldo nuk është ndarë i kënaqur me këtë edicion në Serie A dhe kjo është njëra nga arsyet që mund ta qoj atë në largim nga Torino.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ka qenë në Paris ku besohet se është takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, brazilianin Leonardo.

36-vjeçari përkundër vështirësive të skuadrës së tij këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Të ngjashme