Fillojnë kërkimet për sulmuesin argjentinas, iniciativa nga familja dhe miqtë

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet britanike vendosën të ndërpresin kërkimet për Peper Malibu, avionin me të cilin udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, i cili po transferohej në Uells, te skuadra e Cardiffit.

Arsyeja e ndërprerjes së kërkimeve, sipas autoriteteve, lidhej me mundësitë ekstremisht minimale për të gjetur të mbijetuar, edhe nëse do të gjendej avioni, por me këtë vendim nuk ishin aspak dakord familjarët e sulmuesit.

Ata u organizuan dhe nëpërmjet donacioneve të ndryshme nga miqtë, arritët të krijojnë një fond, që do të sponsorizojë rinisjen e kërkimeve, duke filluar nga dita e sotme.

Rreth 1200 persona janë angazhuar edhe njëherë për kërkime në kanalin e La Manshit, të udhëhequr nga specialisti anglo-amerikan, David Means.

Sulmuesi 28-vjeçar argjentinas ishte pjesë e Nantes, por uellsianët e Cardiffit pranuan të paguajnë 17 milionë euro për ta marrë në Britani Salan.

Pikërisht gjatë udhëtimit për në ishull, avioni u zhduk nga radarët dhe nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur, por autoritetet besojnë në një rrëzim të mundshëm në kanalin e La Manshit, që lidh Francën me Britaninë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme