Fillojnë protestat në Barcelonë, bllokohen rrugët që dërgojnë në “Camp Nou”

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja e parë ‘El Clasico’ e këtij sezoni, mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Lëvizja ‘Tsunami Democràtic’ ka paralajmëruar protestat e radhës në ditëne  ndeshjes.

Mediet në Spanjë raportojnë se një numër i madh njerëzish janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë skuadrat e Barcelonës dhe Real Madridit.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët që dërgojnë skuadrat në stadiumin ‘Camp Nou’.

Numër i madh protestuesish janë mbledhur edhe në ‘Camp Nou’./

Të ngjashme