Fillon kampionati ekipor për vitin 2017

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 16:30 | Nga

Këtë fundjavë do të filloj kampionati ekipor i Kosovës për vitin 2017 në dy kategori. Garat do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me 25 dhe 26 shkurt 2017 duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë.

Në një komunikatë dërguar medieve  bëhet e ditur se të shtunën do të zhvillohen 2 xhirot e para të ligës së Juniorëve, ndërsa të dielën 2 xhirot e Superligës M.

Më tutje në komunikatë thuhet se në ligën e juniorëve që përbëhet nga 10 ekipe, pritet të ketë shumë lojë interesante, posaçërisht pasi shumica e lojtarëve që kanë luajtur në ligën e juniorëve tanimë janë senior e nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ekipet e tyre. Favorit për vendet e para pritet të jenë: Prishtina, Theranda, Lidhja e Prizrenit, Hasan Prishtina, si dhe klubet tjera që punojnë me të rinjë. për herë të parë në ligën e Juniorëve do të garoj edhe Vllaznimi nga Gjakova si dhe Dodona nga Prishtina.

Të dielën në kalendar janë ndeshjet e Superligës për meshkuj. Në garat e super ligës, që do të fillojnë nga ora 10:00, ndeshja derbi e xhiros së parë konsiderohet ndeshja ndërmjet dy klubeve që kanë bërë përforcime me lojtarë, ‘Hasan Prishtina’ (i sapo kthyer në superligë) (vs) ‘Lidhja e Prizreni’,  si dhe ndeshjet:  Shkolla (vs) ‘Ahmet Hoxha’.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme